Gjesti/ Muslera shpëton mbrojtësin rival nga…shtylla
Portieri uruguaian Fernando Muslera prej 13 sezonësh është kthyer një nga idhujt e tifozëve të Gallatasarajit në Turqi.
Ish-portieri i Lacios bëri një gjest super ‘fair play’ në ndeshjen e luajtur dhe të fituar 2-1 të shtunën kundër Beshiktas, një nga rivalët historikë të klubit të tij.
Portieri veteran (37) pengoi Valentin Rozier të godiste shtyllën duke e shtyrë mbrojtësin kundërshtar, i cili në rrëshqitje e sipër u përpoq të kapte një top të sulmuesit Rebiç.
Adam topu bıraktı futbolcu kurtarıyor farklı challenge deniyor #muslera #Galatasaray pic.twitter.com/63ByleJYKF
— Ali Rıza (@arizaprm) October 22, 2023