I anuloi gol të rregullt Liverpulit, vjen ndjesa e gjykimit

Simon Huper gjyqtari i ndeshjes Totenhem- Liverpul (2-1) katranosi me gjykimin e tij sot ndërsa një gol i rregullt i Reds (Lius Diaz), anulluar pa pyetur aspak sistemin VAR, ka rezultuar kulmi. Pa shtuar këtu faktin se dëboi me të kuq dy futbollistë të Liverpul.

Klubi në Twitter për golin e anulluar:

“Ky ishte një gabim i qartë dhe i dukshëm faktik dhe duhet të kishte çuar në dhënien e golit nëpërmjet ndërhyrjes së VAR-it, megjithatë VAR nuk ndërhyri”.

Klop (trajneri i Liverpul)

“Nuk kam qenë kurrë më shumë krenar për skuadrën time dhe nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo me vendimin më të padrejtë të mundshëm. Ne nuk do të fitojmë pikë nga kjo, nuk do të na ndihmojë. Askush nuk pret vendime 100% të drejta, por mendonim se me VAR-in gjërat do të ishin më të lehta. Ai vendim ndryshoi ndeshjen”.

Në fund vjen dhe ndjesa e PGMOL: “Ishte gabim njerëzor”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!