Autogoli i Ramos tri pikë Barçës, Benfika- Porto, vendos Di Maria

Barcelona hap javën e tetë në La Liga teksa kalon minimalisht këtë mbrëmje Seviljen në stadiumin “Olimpic Lluis Companys” me shifrat 1-0. Një autogol i Serxhio Ramos regjistruar në të 76′, i dha tri pikë Blaugranëve për kreun e kampionatit spanjoll.

Gjithashtu u luajt një ndeshje në Bundesligë e njëjtë me atë të Spanjës pasi dhe Dortmund pas fitores 1-3 ndaj Hofenheim merr kreun në sfidën që hap javën e 6-të.

Po këtë të premte pati dhe një miniderbi francez me takimin Strasburg-Lens përfunduar 0-1.

Mjaft dinamike supersifida e të mëdhave në Portugali teksa Benfika mundi 1-0 Porton. Goli vrastar për lisbonasit u shënua nga Anglel Di Maria. Dragonjtë luajtën me një futbollist më pak që nga minuta e 19′ (Kardozo). Benfika merr kryesimin e kampionatit luzitan.

Goli i Di Maria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!