Roma kthehet te fitorja, Uzuni spektakolar te Granada

Serie A pati si ndeshje kryesore sot duelin Atalanta-Juve e cila u mbyll pa gola 0-0. Fiton Roma 2-0 ndaj Frozinones me të cilën u aktivizua për 62 minuta sulmuesi shqiptar Mavrin Çuni. Bolonja kthen me këmbë në tokë Empion 3-0 ndërsa Udineze-Xhenova prodhoi 2-2.
Ndërkohë La Liga zhvilloi disa takime me Myrto Uzunin (i treti sezonal) i cili shënoi golin e tretë dhe të barazimit të Granadës jashtë shtëpie me Almeria 3-3. Alaves- Osasuna 0-2 i la vendin Betis- Valencia që u mbyll 3-0 për skuadrën bardhjeshile të Peleginit. Takimi i fundit pak minuta më parë dha fitoren e Atletiko Madrid 3-2 ndaj Kadiz.
Nontingem Forest barazoi 1-1 me Brentford në Premier League.
Dy takime në Bundesligë.Befasues rezultati Darmstad- Verder 4-2. Fiton dhe Frajburg 2-0 me Augsburg./Sportiim.al/