Siti pa ndalesë, Juve e ‘zezë’, Bajern me fytyrën e Kejn

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Të mëdhatë bëjnë detyrën në Premier League. Kampionët në fuqi të Sitit kalojnë lehtësisht Notinghem Forest dhe kryesojnë si asnjë tjetër me pikë të plota. Edhe Junajtid ia del të marrë 3 pikë e të thellojë krizën e Bërnlit.

Përmbysje spektakolare e Barcelonës në La Liga përballë Celta Vigos. Tre gola në tetë minuta për të zhvlerësuar avantazhin 0-2 të miqve e për të dalë me 3 pikë nga ky takim. Në një tjetër ndesgje, shënon dhe Muriqi me penallti por Majorka mposhtet 5-3 nga Xhirona.

Surprizohen Juventus dhe Lacio në Serie A. Bardhezinjtë u dorëzuan ndaj Sasuolos me këta të fundit që fituan 4-2, ndërsa lacialët u ndalën në barazim nga Monza. Milan bëri detyrën ndaj Veronës duke u ringritur pas humbjes së thellë në derbi.

Sakaq, në Gjermani Bajern me një super Herri Kejn (3 gola) nuk kursehet ndaj Bohumit teksa e mund 7-0 dhe rikthehet të kryesojë renditjen, ndërsa në Ligue 1 Lion është totalisht në krizë edhe pas humbjes së sotme ndaj Brest.

Rezultatet:

Premier League:
Kristal Palasë – Fulhem 0-0
Luton Taun – Uolves 1-1
Mançester Siti – Notingem Forest 2-0
Brentford – Everton 1-3
Bërnli – Mançester Junajtid 0-1

La Liga:
Xhirona – Majorka 5-3
Osasuna – Sevilja 0-0
Barcelona – Celta Vigo 3-2
Almeria – Valencia 2-2

Serie A:
Milan – Verona 1-0
Sasuolo – Juventus 4-2
Lacio – Monza 1-1

Bundesliga:
Augsburg – Mainz 2-1
Bajern Mynih – Bohum 7-0
Borusia Dortmund – Volfsburg 1-0
Borusia Gladbah – Lajpcig 0-1
Union Berlin – Hofenhaim 0-2
Verder Bremen – Këln 2-1

Ligue 1:
Nantë – Lorient 5-3
Brest – Lion 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!