Inter shkërmoq Milanin, turpërohet Junajtid, Atletiko bie në Valencia

Janë mbyllur një pjesë e mirë e ndeshjeve të programuara për këtë të shtunë në kampionatet elitare të Europës. Skuadra të rëndësishme kanë zbritur në fushë dhe duele të zjarrta janë zhvilluar.

Vëmendja e gjitha nga derbi i Italisë, Inter – Milan ku zikaltërit triumfuan 5-1 duke shënuar dhe gola mjaft të bukur. Mikitarjan, Turam, Çalhanoglu dhe Fratezi ishin protagonistët e kësaj fitoreje, teksa Rafael Leao shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë.

Një tjetër përballje titanësh në Serie A ishte ajo mes Juventusit dhe Lacios ku 3 pikët shkuan për bardhezinjtë, të cilët renditen të dytët në klasifikim, menjëherë pas Interit kryesues me pikë të plota.

Premier League, nuk zhgënjyen të mëdhatë. Mançester Siti, Totenhem dhe Liverpul kaluan kundërshtarët, teksa Mançester Junajtid ngeci përballë Brajton. Goli i 7 të sezonal (5 javë) për Haland me Sitin…

Dy fitore në shifrat 3-0 të regjistruara në La Liga në dy takimet e para të përfunduara. Valencia surprizon Atletiko Madridin, teksa Atletik Bilbao nuk kursen Kadizin. Në mbrëmje radha e Barcelonës…

Shumë gola në Bundesligë aty ku Borusia Dortmund fitoi 2-4 ndaj Frajburg, ndërsa në Ligue 1 derbi rajonal Renë – Lilë u mbyll në barazim 2-2.

Rezultatet:

Premier League:
Uolves – Liverpul 1-3
Aston Vila – Kristal Palasë 3-1
Fullhem – Luton Taun 1-0
Mançester Junajtid – Brajton 1-3
Totenhem – Shefelld Junjatid 2-1
Uest Hem – Mançester Siti 1-3

La Liga:
Atletik Bilbao – Kadiz 3-0
Valencia – Atletiko Madrid 3-0

Serie A:
Juventus – Lacio 3-1
Inter – Milan 5-1

Bundesliga:
Këln – Hofenhaim 1-3
Frajburg – Borusia Dortmund 2-4
Mainz – Shtutgart 1-3
Lajpcig – Augsburg 3-0
Volfsburg – Union Berlin 2-1

Ligue 1:
Renë – Lilë 2-2/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!