Liverpul kalon ‘Ujqërit”, Milanon e ndez derbi në 18:00
Inter-Milan derbi i Madoninës në ‘San Siro’ do të jetë ndeshja më e madhe kontinentale e ditës së sotme. Në orën 18:00 dy skuadrat milaneze teksa kryesojnë me nga 9 pikë, në kërkim të pikëve e lavdisë.
Përveç tri sfidave të sotme në Serie A, luhet edhe në Premier League, Bundesligë, La Liga dhe Ligue 1.
Veçohen sfidat e Junajtid-Brajton, Uest Hem- Siti, Frajburg- Dormund, Barça- Betis, Selta- Majorka etj.
Ndërkohë Liverpul fitoi në minutat e fundit në transfertë me Uolves 1-3 ndërsa nga të mëdhatë në fushë që nga ora 15:00 Juve- Lacio (1-0 kohë reale).
