Leverkusen ndal Bajernin, Mbape nuk mjafton te PSG

  • Pas ndeshjeve të shtatorit për kualifikueset ‘Euro 2024’, sot nisën ndeshjet sipas kalendarit në ligat kryesore europiane.

Në “Allianz Arena” të Mynihut, supersfida e javës së 4-ët Bajern Mynih- Bayer Leverkusen u mbyll me shifrat 2-2. Skuadra e Tuhel kaloi përpara me Herri Kejn (7′) por më pas aspirinat e Çabi Alonso në gjirin e të cilit aktivizohet Granit Xhaka mori inisiativen dhe në fund u shpërblye me golin e barazimit nga Grimaldo (24′).

Në pjesën e dytë teksa loja i drejtohej fundit Goretzka për bavarezët nxjerr nga repertori i tij një supergoditje për 2-1 (86′). Në shtesë, Leverkusen fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol Palacios (94′). Në Bundesligë, Leverkusen i pari me 10 pikë. Aq sa dhe Bajern.

Ndërkohë PSG në lamtumirën e Marko Verratit u mund 2-3 nga Nisë në të vetmen sfidë të Ligue 1 (java e 5). Dy golat spektakolarë të Kilië Mbape nuk i mjaftuan skuadrës së Luis Enrikes për të dalë me pikë.

Një ndeshje u luajt edhe në La Liga. Vajekano me Ivan Balliun në fushë, kaloi 2-0 Alaves në takimin e luajtur në Madrid./Foto Twitter/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!