Portugalia 9-të gola, Martinez prenoton residencën luzitane në Gjermai

Pas mbrëmjes së 10 shtatorit teksa e gjithë Europa pa Shqipërinë brilante të Silvinjos të gjunjëzojë Poloninë e fazave finale në Europianë dhe Botërorë 2-0, sot fushata kualifikuese vijoi me takimet e tjera.

Kështu Portugalia e Roberto Martinez shpartalloi Luksmeburgun 9-0 me rekordin absolut të luzitanëve 6 ndeshje 6 fitore, 24 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar e me biletën kualifikuese që e ndal vetëm matematika.

Po në Grupin J Islanda befasoi në shtesë Bosnjen 1-0 ndërsa Sllovakia mposhti me 3 gola në 6 minuta Lihtenshtejnin.

Grupin D u zhvilluan dy takime: Armeni- Kroaci 0-1 dhe Letoni- Uells 0-2. Kroatët pas 4 ndeshjve marrin kreun me 10 pikë po aq sa Turqia e cila ka luajtur 5 takime./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!