Katastrofa në Marok, Duka: Mendimet dhe lutjet tona janë për ju…

UEFA njoftoi sot se në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 të këtyre ditëve do të mbahet një minutë heshtje. Viktimat në Marok pas termetit shkatërrimtar me mbi 2000 jetë të humbura përbën dhe nismën e institucionit të futbollit në Europë.

Ndërkohë lidhur me këtë fatkeqësi ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka teksa ka shkruar në Facebook’:

“I tronditur nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Marokun, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale në të gjithë vendin. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, dëshiroj ti shpreh popullit maroken dhe Federatës Marokene të Futbollit ngushëllimet e mia më të ndjera e më të sinqerta në këtë moment të dhimbshëm për të gjithë.Në këtë moment të vështirë të githë mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe të gjithë njerëzit që janë prekur nga kjo fatkeqësi. Teksa lutemi për ju, u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve si edhe shpresojmë shumë për një rimëkëmbje të shpejtë e rikthim në normalitet.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!