Shqipëria përgatit ‘Çekinë’, viziton Duka

  • Ekipi dhe delegacioni i Shqipërisë nisen nesër (e mërkurë) paradite drejt Pragës. Të enjten sfida Republika Çeke- Shqipëri (20:45) për Grupin E kualifikues të ‘Euro 2024’

Kombëtarja Kuqezi në kuadër të ndeshjeve kualifikuese ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë nisi që dje punën intensive në terren. Të enjten në ‘Fortuna Arena’ të Pragës do të zhvillojë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikueseve të Euro 2024 për Grupin E.

Nën drejtimin e Silvinjos, Shqipëria do të stërvitet edhe sot në fuashat e koompleksit në afrësi të FSHF-së Tiranë, për të udhëtuar nesër paradite për në Çeki, ku do të zhvillojë edhe seancën zyrtare para ndeshjes.

 Grupi i plotë ndërsa të fundit që u bashkuan me ta ishin portieri i Empolit Etrit Berisha dhe Mario Mitaj i Lokomotivës së Moskës.

Duka:

Në stërvitjen e parë të ekipit përfaqësues ishte edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe ndihmësi i tij Lutfi Nuri. Kreu i FSHF-së takoi trajnerin Silvinjo dhe ndihmësit e tij por dhe futbollistë të caktuar si portieri Berisha.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!