Goditje në ’10’, Zomer zyrtarisht i Interit

  • Te Inter për tre vite, Jan Zomer merr vendin e Andre Onana, i cili u transferua këtë verë drejt Mançester Junajtid në Premier League.

Jan Zomer 34 vjeçari zvizerian i bashkohet zikaltërve në mënyrë të përhershme nga Bajern Munih”. Ky ishte njoftimi i Interit, përmes një shënimi në faqen e tyre, që zyrtarizonte ardhjen e portierit zviceran (për pagesën e 6 milionë eurove të ndarë në disa këste): “Ka fëmijë që ëndërrojnë të bëhen sulmues të mëdhenj, ndërsa të tjerë kanë lindur për të luajtur në portë: Jan Zomer i përket kategorisë së dytë”, fjalia hyrëse e njoftimit për shtyp.

“I lindur më 17 dhjetor 1988 në Morges, Zvicër, Zomer u rrit në Bazel, i njëjti qytet me mikun e tij Roxher Federer.

Pas disa vitesh të kaluara në sektorët e të rinjve të Herrliberg dhe Concordia Basel, Zomer u transferua në Basel në moshën 16-vjeçare, në vitin 2005. Megjithatë, ai ishte shumë i ri për të fituar hapësirë ​​në radhët e rossoblu-ve, prandaj në vitin 2007 ai u dërgua në formë huazimi te Vaduz, ekipi i Lihtenshtejnit pjesëmarrës në divizionin e dytë zviceran.

Një sezon e gjysmë në të cilin ai fitoi promovimin dhe debutoi në Superligën e Zvicrës, para se të tërhiqej nga Basel. Pas një tjetër qëndrimi të shkurtër në Grasshopers, portieri më në fund fitoi vendin e tij në klubin e qytetit të tij të lindjes, duke bërë gjithsej 170 paraqitje në katër sezone triumfuese, duke përfunduar me një total prej katër titujsh të ligës.

Më vonë në vitin 2014 kaloi në Gjermani te Borusia Mynshengladbah duke u bërë lojtar simbol i klubit. Pasi u transferua te bavarezët e Bajern Mynih në janar 2023, ai fitoi titullin në Bundesligë.

Jan Zomer si portier i Zvicrës pjesë e së cilës kanë qënë (dhe janë) Granit Xhaka, Shaqiri, Berhami, Xhemajli etj, mori pjesë në tre Kupa Botërore dhe dy Kampionate Evropiane. Në Francë Euro 2016 ndaj Shqipërisë ai i priti një top nga pak metra Shkelzen Gashit duke e “fshirë” më pasatë nga kombëtarja kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!