Partizani lë hapur kualifikimin, Zekiç debuton me barazim

Champions League, kualifikuese:
Partizani – BATE Borisov 1-1 (Cara 66’/ Antilevski 58′)

Nga Sara Gjidiaj

Partizani shkelmoi sot topin e parë ‘Champions’ në “Air Albania”. Në përballjen me bjellorusët e BATE Borisov të kuqtë e mbyllën me një barazim 1-1 që lë hapur të gjitha llogaritë e kthimit.

Paraqitje pozitive e kampionëve të Shqipërisë të cilët e nisën më mirë sfidën duke rrezikuar disa herë portën e miqve. Cara që në të pestën e më tej Rrapaj e Mba provuan të bënon diçka në fraksionin e parë, por golat nuk ishin rezervuar për këtë 45-minutësh.

Po i njëjti ritëm edhe në pjesën e dytë por në minutën e 58′-të do të nisë malorja për kryeqytetasit të cilët e pësojnë nga Antilevski. Qirko arrin të ndalë gjuajtjen e parë të miqve, por e dyta rezulton fatale pasi ndalet në rrjetën e këtij të fundit.

Megjithatë, shumë minuta më dispozicion që Partizani arrin t’i shfrytëzojë për të realizuar golin e barazimit. Gjuajtja nga këndorja, përfundon në kokën e Murataj e më pas në këmbën e Carës që i mbetet vetëm të shtyjë topin për të tundur rrjetën.

Fiksohen kështu shifrat me të kuqtë që luftojnë e këmbëmgulin deri në fund për golin e avantazhit, por duhet të mjaftohen me një barazim e të mendojnë për gjithçka duhet të bëjnë në sfidën e kthimit për të siguruar kualifikimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!