Bubeqi falenderon Burrelin, Sopoti kthen Kolën

Burreli i’a doli të ruajë Kategorinë e Parë dhe do të jetë sërish në këtë garë të fortë eventuale të edicionit të ri. Sidoqoftë sot ka njoftuar mbylljen e aventurës me matjanët trajneri kavajas Dorjan Bubeqi. Në një postim të tij në ‘Facebook’ ai ka vetëm falenderime. Nuk mbyll ‘derën’ për në vijim…

Postimi:

“Faleminderit Burreli

Prania pranë fëmijëve mposhti deshirën për të vazhduar me ju. Falenderim për të gjithë ju, Kryetarin e bashkis Z Agron Malaj, drejtorin, shefin e klubit, stafin dhe në vecanti tifozët e zjarrtë matjan.

Nuk jeni më të mirët por më të mire se ju nuk ka, faleminderit çuna. Mirë u takofshim në një të ardhme të afërt”.

Sopoti:

Besnik Kola do të jetë tranier i Sopotit për sezonin e ri futbollistik 2023-2024. Pas emërimit si administrator i klubit të Ermir Sulollarit, pati menjëherë lëvizje teksa ai emëroi trajnerin që do të drejtojë ekipin në sezonin e ri futbollistik.

Do të jetë ish futbollisti i njohur librazhdas jo vetëm i Sopotit por edhe i disa klubeve të tjera Besnik Kola. Ai rikthehet në këtë pozicion pas tre vitesh, që kur drejtonte Sopotin së bashku me ish sulmuesin e njohur Shkëlqim Hajdari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!