Shqipëria në Torshavn, tri pikët detyrim

Këtë mbrëmje në ‘Torsvullur’ të Torshavnit (Ishujt Farore) me fillim orën 20:45 për kualifikueset e ‘Euro 2024’, Ishujt Farore- Shqipëri.

Një ndeshje me rëndësi të madhe për kuqezinjtë e teknikut Silvinjo e cila do mund të mbajë gjallë shpresat e Shqipërisë për të kërkuar në vijim një nga dy biletat fituese të Grupit E.

Sigurisht, këtu llogaritë, bëhën me tri pikë shqiptare pikërisht nga ishulli i largët teksa gjeografikisht pozicionohet në oqeanin Atlantik mes Norvegjisë, Islandës dhe Skocisë.

Me moralin lart pas fitores me Moldavinë (2-0) tri ditë më parë, Kombëtarja e Shqipërisë duket gjithë besim e shpresë. Mirpo në konferencën e djeshme për shtyp, Silvinjo tha se ‘kjo ndeshje nuk ka asnjë ngjashmëri me atë të luajtur të shtunën”, duke paralajmëruar se futbollistët lipset të jenë në maksimale.

Formacioni nuk pritet të ketë ndyshime. Ndaj Moldavisë ishtee kotë të kërkoje një pikë të dobët e për të mos cënuar mekanizmat brailiani me shumë gjasë do të luajë me të njëjtit titullar.

Ndërkaq gjyqtar i takimit sipas UEFA-s është qiprioti Krisovalantis Theuli.

Impinati ka tapet sintetik ndërsa kapaciteti i tij te 6040 vende. Grupi E kryesohet nga Republika Çeke me 7 pikë (3 ndeshje), ndjekin Polonia e Shqipëria me 3 pas dy takimëve. Paralelisht me Ishujt Faroe- Shqipëri zhvillohet dhe Moldavi – Poloni. Çekia pushim./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!