Shqipëria në këmbë, ‘Euro 2024’ kalon në pak muaj

  • Silvinjo debuton në shtëpi me Shqipërinë teksa kërkon një biletë të fazës finale në Europian. Vjen Moldavia ndërsa ndali surprizisht çekët, udhëton të martën drejt ishullit të largët me Ishujt Faroe, aspak e lehtë…

Nga Isuf Myrtaj

Shqipëria do të luajë të shtunën e 17 qershorit ndeshjen e dytë të fushatës kualifikuese në Grupin E të ‘Euro 2024’, finalet e së cilës zhvillohen verën e ardhëshme në Gjermani.

Në radhë, takimi me Moldavinë. Ndeshje e programuar të vijë pasnesër para publikut shqiptar në “Air Albania Stadium” me start orën 20:45. Takimi i është besuar të gjykohet një trupe holandeze me kryesor 37 vjeçarin Denis Higler.

Prej ndeshjes së parë, luajtur më 27 mars 2023 në Varshavë me Poloninë (humbur 1-0), kanë kaluar disa muaj. Sidoqoftë ajo performancë mjaft e mirë e kuqezinjëve në atë përballje, jep garanci se Shqipëria me fytyrën e Silvinjos është në gjëndje të bëjë progres në klasifikim.

E thënë ndyshe, ndaj Moldavisë të shtunën dhe Ishujve Faroe të martën e 20 qershorit në Torshuan, kërkohen pikët maksimale.

Në fakt, impenjimi i grupit dhe stafit këto ditë grumbullimi, janë shoqëruar nga densiteti i punës në fushën e stervitjes.

Në kompleksin e FSHF-së dhe me dy dalje në ‘Elbasan Arena’ për teste brenda grupit, duket se stafi ka identifikuar më të mirët që gjithësesi mbetën ende në kokën e brazilianit. E ndërsa të gjithë janë në këmbë, falë dhe përkushtimit institucional të FSHF-së, disa gjëra nuk kanë vajtur vaj.

Kështu, dëmtimi i Gjasulës dhe i Balliut por dhe mungesat e mëdha; Broja e Kumbulla për të njëjtën arsye, e tkurrin disi atë që konsiderohet cilësi kuqezi.

Ndërkohë për t’u parë se si do të rreshtohet Shqipëria. Me zgjedhjet e modulet në duar të brazilianit, të gjithë duan spektaklin, e veçmas pikët.

Grupi E, në përbërje të së cilës janë veç Shqipërisë dhe Polonia, Republika Çeke, Moldavia dhe Ishujt Faroe, dërgon dy skuadrat e para në Europian.

Kalendari i Shqipërisë në vijim:

Shqipëri– Moldavi 17 qershor

Ishujt Faroe- Shqipëri 20 qershor

Republika Çeke- Shqipëri 7 shtator

Shqipëri– Poloni 10 shtator

Shqipëri-Republika Çeke 12 tetor

Moldavi- Shqipëri 17 nëntor

Shqipëri-Ishujt Faroe 20 nëntor

Renditja aktuale e Grupit E:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!