Totenhem zgjedh trajnerin e Selltik, tekniku nguron

Trajneri kampion në Skoci, komenton te Totenhem: “Nuk kam planifikaur asgjë në karrierën time futbollistike”

Ange Postecoglou është emri i ri për stolin e Totenhem në Premier League. Sipas raportimeve të The Independent, favorit për stolin e Spurs sot është trajneri aktual i Selltik Gllazgout.

Australianit i pëlqen të zëvendësojë italianët Konte dhe Stelini, veçanërisht pas zgjedhjes së parë Arne Slot ardhur nga propozimi i Levit.

Në fakt, Postecoglou ishte një emër surprizë në Parkhead ardhur në verën e vitit 2021, por ka treguar kredencialet e tij të nivelit të lartë me titullin e Premiership dhe Kupën e Ligës që në sezonin e tij të parë. Pas pak ditësh mund të bëjë tripletën teksa ka në radhë Kupën e Skocisë./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!