Silvinjo ndjek derbin, ‘Forca Shqipëria’
Derbi numër 170 mes Tiranës dhe Partizanit (1-1), luajtur sot në “Air Albania Stadium”, ka patur vëmendjen e shumë tifozëve, skauteve dhe përfaqësues të ndryshëm nga bota e sportit.
Nuk ka munguar prania e trajnerit të Kombëtares kuqezi Silvinjo i cili e ka ndjekur këtë takim bashkë me ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva.
Në llogarinë e tij në Instargarm braziliani ka shkruar:
Së bashku me Dorivën e Zabaletën ndoqa sot derbin e kampionatit shqiptar mes Tiranës e Partizanit, që u mbyll në barazim 1-1. Rivalitet shumë i lartë në një ndeshje të luftuar mes dy skuadrave që ndodhen në dy vendet e para të renditjes. Një moment i rëndësishëm vëzhgimi në punën tonë të përditshme. Forca Shqipëria /Sportiim.al/