Prefekti napoletan i Udines kërkon spostimin e orarit Udineze-Napoli

Napoli ishte përgatitur për festën e titullit dje por një gol i Dia në të 84-ën shtyu pritjen e skuadrës së Spaletit në duelin Napoli- Salernitana të mbyllur 1-1 të dielën.

Topi i cili në kohë reale i jepte titullin e tretë në histori, fill pas avantazhit të Oliverës në të 62′, u arkivua si një relikë historie por më pas barazimi në ekstrem ‘shfryu’ tifozët brenda dhe jashtë stadiumit “Maradona”.

Kështu, titulli shtyhet për në takimin e ardhshëm në Udine me Udinezen. Sfida e planifikuar fillimisht për nesër në ‘Dacia Arena’ midis Udinezes dhe Napolit,e spostuar për të enjten në orën 20:45, mund të pësojë një variacion të ri.

Sipas mediave italiane, Prefekti i Udines, Masimo Markezielo, lindur në Napoli ndër të tjera tha dje se do të kërkojë mundësinë për ta afruar ndeshjen përpara në orën 18 ose 18:30 (hipoteza e orës 15 është më e vështirë) për arsye të rendit publik.

Me Napolin i cili mund të fitojë titullin matematikisht në këtë transfertë afrohet edhe mundësia e një ekrani gjigand në “Maradona” për transmetimin e ndeshjes, me një festë të mundshme me skuadrën e kthyer nga Udine./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!