Siti- Arsenal, Anglia mban zgjuar botën e futbollit

  • Guardiola dëshiron titullin e 5-të me Sitin. Klubi me të cilin është lidhur që nga 2016-ta, mbetet në garë për Champions (gjysmëfinale me Realin) si dhe në finale të FA Cup me Junajtid. “Raporti me Artetën mbetet miqësor, por flasim më pak”, tha spanjolli i Sitit.

Premier League do të ofrojë sot për javën e 33-të saj ndeshjen e madhe Mançester Siti- Arsenal. Në “Etiahd”, skuadra e Pep Guardiolës me dy ndeshje më pak, gjëndet 5 pikë larg por “Qytetarët” ndihen se kanë të gjitha shanset për të qenë ata fituesit e trofeut më të madh në ishull.

Me Haland autor i 32 golave në kampionatin aktual por dhe disa mungesa të ‘Topçinjëve’ mes tyre dhe Granit Xhaka (në pikëpyetje për shkak dëmtimi, por më shumë gjasë do të zbresë në fushë që nga minuta e parë,-Red), Siti teksa ka fituar sfidën e fundit në Londër (1-3) duket favorit për të marrë tri pikët e kësaj mbrëmje.

Ndërkaq po sot, Premier luan dhe tri sfida të tjera.

Premier League, java e 33-të:

Notingam Forest- Brajton 20:30

Uest Hem- Liverpul 20:45

Çelsi- Brentford 20:45

Mançester Siti- Arsenal 21:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!