Turbina ndal Dinamon, Keko i jep tri pikë Korabit

Kategoria e Parë, Java 22:
Turbina – Dinamo 1-1
Korabi – Oriku 1-0

Teksa sfida e Abissnet Superiore e programuar për në orën 15:00 mes Kastriotit dhe Bylsit u pezullua nga FSHF, gara ka vijuar në Kategorinë e Parë aty ku u zhvilluan 2 përballjet e fundit të javës së 22-të.

Turbina surprizoi Dinamon duke e ndalur në barazim 1-1. Ishte Allmuça ai që mundi të siguronte vetëm 1 pikë për kryeqytetasit të cilët mbeten në vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa cërrikasit nuk lëvizin nga zona e kuqe.

Sakaq, nuk zhgënjeu Korabi përballë Orikut me fitoren minimale në shifrat 1-0 vendosur nga goli i Kekos 10 minuta nga fundi i takimit. Ky 3-pikësh e mban Korabin edhe më afër Superiores, teksa Oriku fillon e sheh një kat më poshtë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!