Haland tërheq Sitin, Lampard nis me humbje, Bajern fitore e ‘Pirros’

Premier League dhe Bundesligën gjermane kanë përfunduar të gjitha sfidat e programuara për këtë të shtunë. Mançester Junajtid mposhti 2-0 Evertonin teksa dhe Totenhem mundi të kalonte Brajton mes polemikave duke vijuar garën për zonën europiane.

Debutimi për herë të dytë në stolin e Çelsit të Lampard nuk nisi mirë pasi blutë në transfertë përballë Uolves u mposhtën në shifrat 1-0 duke vështirësuar shumë pozitat në klasifikim.

Sakaq, Mançester Siti mposhti bindshëm vendin e fundit në tabelë, Sauthemptonin, me diferencën që mbetet po 5 pikë larg Arsenalit kryesues. Edhe sot Haland i rikthyer nga dëmtimi realizoi dy gola.

Bundesliga solli sot disa nga përballjet e javës së 27-të me bavarezët që morën hak ndaj Frajburg pas eliminimit në Kupë. Bajern fitoi 0-1 dhe kryeson i vetëm renditjen, ndjekur nga Borusia Dortmund që mposhti 2-1 një rival direkt si Union Berlin.

Rezulatet:

Premier League:
Mançester Junajtid – Everton 2-0
Aston Vila – Notinghem Forest 2-0
Brentford – Njukastëll Junajtid 1-2
Fullhem – Uest Hem 0-1
Leiçester – Burnemuth 0-1
Totenhem – Brajton 2-1
Uolves – Çelsi 1-0
Sauthempton – Mançester Siti 1-4

Bundesliga:
Augsburg – Këln 1-3
Bajer Leverkusen – Eintraht Frankfurt 3-1
Borusia Dortmund – Union Berlin 2-1
Frajburg – Bajern Mynih 0-1
Mainz – Verder Bremen 2-2
Herta Berlin – Lajpcig 0-1/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!