Në Vlorë ka një duel elite, Dinamo e ka finale

- Kategoria e Parë do të mbyllë sot javën e 20-të me dy takime të rëndësishme. Fillimisht Apolonia e Fierit do të presë Orikun në shtëpi ndërsa supersfida e kësaj jave i takon duelit Flamurtari- Dinamo.
Dy pretendentet e mëdha në takimin e Vlorës. Vendasit për të kapur majën e klasifikimit ndërsa Dinamo për të vendosur fatin lart ose shkëputjen e konsiderueshme me njërin nga dy vendet e para që të dërgon në fund të edicionit në Superiore.
Në Fier përballja Apolonia- Oriku sipas Departamentit të Garave në FSHF nis në 14:00, teksa në Vlorë kjo ndeshje me aromë Superiore-je është programuar të luhet në orën 17:00.
Ndërkohë bardhjeshilët e Dovedan, pasi mundën Dinamon në “Selman Stërmasi” javën e kaluar 2-3, janë të fokusuar te tri pikët ndaj Orikut të zonës së fundit të tabelës me 14 skuadra. Tri pikë eventuale do ta ngjisnin Apoloninë në zonë Play- Off. Së paku për këtë javë.
Kampionati kryesohet nga Skënderbeu me 38 pikë, ndjekin Flamurtari me 35 dhe Dinamo me 34 pikë. /Sportiim.al/
Java e 20-të:
Apolonia- Oriku 14:00
Flamurtari- Dinamo 17:00