Sot/ Shorti në Nion, Champions në fazë vendimtare
Pas përfundimit të ndeshjeve të djeshme në Europa League dhe Conference League, sot në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për të tre kompeticionet e UEFA-s në rang klubesh.
Në fillim, me start orën 12:00, goglat do të përzgjedhin katër çiftet e Ligës së Kampionëve aty ku Real Madrid, Benfika, Maçester Siti, Çelsi, Bajern Mynih, Milan, Napoli, dhe Inter do të mësojnë rivalin në rrugëtimin për në gjysmëfinale.
Më tej rrugëtimi pritet të ndalet në Turqi aty ku me 10 qershor sezoni 2022-23 i UEFA Champions League do të zhvillojë finalen e madhe në stadiumin ‘Olimpik Atatürk’ të Stambollit (21:00).
Skuadrat e kualifikuara në Champions, sot shorti:
Real Madrid
Benfika
Maçester Siti
Çelsi
Bajern Mynih
Milan
Napoli
Inter /Sportiim.al/