Junajtid në finale të Kupës, Levandovski udhëheq Barçën ndaj Betis

Mançester Junajtid i Ten Hag funksionon. Këtë mbrëmje ‘Djajtë e Kuq’ fituan 2-0 ndaj Notingam Forest. Marsial dhe Fred autorët e golave. Junjtid në finale të Carabao Cup.

Kështu, Mançester Junajtid- Njukastëll më 26 shkurt në orën 17:30 për trofeun e këtij kompeticioni.

Në Itali përcaktohet gjysmëfinalja e parë. Pas fitores së Fiorentinës 2-1 ndaj Torinos dhe Kremonezes në Olimpico ndaj Romës po 2-1, çifti Kremoneze- Fiorentina dhe Inter (kaloi Atalantën) me Juven ose Lacion (zhvillohet nesër në Torino) do diskutojnë biletat e finales së madhe së Kupës së Italisë.

Në Gjermani u zhvilluan sot dy nga takimet e DFB Pokal për 1/8-at. Lajpcig kaloi 3-1 Hofenheim ndërsa Bajerni i Mynihut (debutoi Kanselo) shpartalloi 0-4 Mainz.

Sakaq u zhvillua java e 21-të Ligue 1 në Francë si dhe dueli Betis-Barcelona (1-2) për javën e 17-të në La Liga./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!