Kupa e Mbretit/ Reali thyen Atletikon, plotësohet faza gjysmëfinale

Pas Valencia- Atletik Bilbao përfunduar 1-3, në mbrëmje u zhvillua dhe sfida tjetër për Kupën e Mbretit Real Madrid-Atletiko Madrid.
Në këtë takim luajtur në ‘Bernabeu’ në vigjilje të të cilit pati tension për shkak të pankartave jo qytetare të tifozëve të Atletikos, i pari që shënoi ishte Alvaro Morata. Më pas galaktikët vuajtën për të barazauar ndërsa Rodrigo përmes një sllallomi 11 minuta nga fundi, i dërgoi shifrat në 1-1.
Në shtesë, teksa Saviç la formacionin e Simeones me 10 vetë (doli me të kuqe), në skenë u ngjit Benzema dhe fill pas tij Vinicius me dy golat vendimtar të skuadrës së Ançelotit. Reali në gjysmëfinale ndërsa veç tyre janë dhe Bilbao, Barcelona dhe Osasuna./Sportiim.al/