Juxhin Xhaja, “Arbitri i vitit 2022”

Arbitrat kanë pasur pjesën e tyre të rëndësishme në vitin e futbollit me vendimet e tyre në fushë dhe sigurisht që FSHF kishte menduar të jepte edhe një çmim për “Arbitrin më të mirë të vitit 2022”.

Tre emrat e përzgjedhur si finalistë përmes votimit ishin Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji, teksa moderatorët kanë ftuar në skenë Presidentin e Bashkimit të Arbitrave të Futbollit Shqiptar, Tahir Kastrati, i cili u shpreh:

“Shoqata e Arbitrave dhe Komiteti i Arbitrave në mbështetjen e FSHF, UEFA-s dhe FIFA-s, kanë bërë këtë vit një hap të madh cilësor në rritjen e performancës së arbitrave. Para se të lexoj fituesit meqë jam i fushës së arsimit, vlerësimi nuk mund të jetë absolut, por relativ, kështu që po të ishte për ma fitues do ishte secili nga arbitrat e Superiores”, tha Kastrati, i cili ka marrë zarfin me emrin e fituesit dhe pasi e ka hapur ka shpallur Juxhin Xhajën si arbitrin e vitit, duke e ftuar për të marrë çmimin.

Xhaja, i cili ka qenë një nga arbitrat që ka bërë paraqitje më të mirë vitin e kaluar në kampionatin shqiptar, pasi ka marrë vlerësimin në mbrëmjen gala u shpreh:

“Ndihem shumë i vlerësuar, është një motiv për të arritur më shumë në Shqipëri dhe arenën ndërkombëtare. Dua të falënderoj Komitetin e Arbitrave, të gjithë kolegët e mi dhe familjen që më ka mbështetur gjithmonë”, tha Xhaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!