Merret vendimi, Juve -15 pikë

Klubi madh italian e pëson nga situata e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare. Të tjerat e involguara në parregullësi të tilla por me efekt më të ulët, ia hedhin.

Gjykata Federale e Apelit të FIGC vendosi ti zbresë 15 pikë Juventusit në Seria A. Të gjitha klubet e tjera të përfshira në listën e shqyrtimëve u shpallën të pafajshëm.

Ndërkaq dënime shumë të rënda edhe për Fabio Paratiçi (30 muaj), Federiko Kerubini (16 muaj), Andrea Anjeli (24 muaj) dhe Mauricio Arrivabene (24 muaj).

Për skuadrën bardhezi pikët sipas pikës ‘n’ të vendimit do ti zbriten gjatë këtij kampionati. Kësisoji Juve nga vendi i tretë shkon në vend të 12 me 22 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!