Përmbysje epike të Sitit dhe Realit, Juve nis mbarë epokën Ferrero
Në arenën europiane janë luajtur disa sfida ditën e sotme me Premier League që vijon garën, teksa në Itali dhe Spanjë luhet për Kupë.
E vetmja sfidë në kampionatin anglez ishte Mançester Siti – Totenhem. Përmbysje spektakolare e kampionëve në fuqi që me Alvarez, Haland dhe Mahrez ndryshuan shifrat nga 0-2 në 4-2 për këtë fitore që i mban 5 pikë larg kreut.
Në Itali biletën e çerekfinales e siguroi Atalanta falë fitores 5-2 ndaj Specias me Gjimshitin titullar. Nga ana tjetër, edhe Hysaj me Lacion kaluan Bolonjën për 1 hap më tej në Kupën e Italisë, ashtu si dhe Juventus në mbrëmje eleminoi Monzën me fitoren 2-1.
Sakaq, për Kupën e Mbretit në Spanjë zbritën në fushë Barcelona dhe Reali i Madridit. Katalanasit fituan pastër në shifrat 0-5 ndaj Keutas, teksa madrilenët dhuruan emocione të shumta me përmbysjen e madhe ndaj Vijareal.
2-0 në pjesën e parë për vendasit, teksa në të dytën Zhunior, Militao dhe Sebajos do të përmbysnin gjithçka në favor të kampionëve të Spanjës të cilët vazhdojnë më tej garën në çerekfinale.
Rezultatet:
Premier League:
Mançester Siti – Totenhem 4-2
Kupa e Italisë:
Atalanta – Specia 5-2
Lacio – Bolonja 1-0
Juventus – Monza 2-1
Kupa e Mbretit:
Keuta – Barcelona 0-5
Vijareal – Real Madrid 2-3/Sara Gjidiaj -Sportiim.al/