Silvinjno në prezantim: Ta dërgojmë Shqipërinë në Europian

  • FSHF na bindi, jemi të kënaqur dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë. Jam njeri me fat që kam punuar me Vengerin, Guardiolën, Mançinin, Titen.

Mori një kontratë 18 mujore dhe një bluzë Kuqezi (dorëzuar nga Duka) ‘Silvinjo 2024’. Më pas fjala përshendetëse dhe përgjigja e pyetjeve rreth angazhimit të ri si trajner i Kombëtares së Shqipërisë. Në krah si ndihmës do të ketë emra të tillë si Zabaleta e Doriva.

Flet Silvio Mendes de Kampos Zhunior-Silvinjo:

“Mirëdita të gjithëve. Doja t’ju falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur me stafin tim. Doja t’i thoja diçka Rejës. Ka bërë shumë punë. Duhet të bëjmë disa zgjedhje të vështira. Faleminderit për punën që ka bërë. Për zemrën, për pasionin. Ne kemi dëshirë që të bëjmë mirë. Ta çojmë këtë Kombëtare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu. Kur takova presidentin këtë pash te ai. Mendoj se dhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për rezultate pozitive. Për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë. Shpeshherë dëgjoj dhe njerëzit për zgjedhjet që bën një trajner. Federata Shqiptare më bindi. Më bindi që të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë.

E ka mundësinë kjo skuadër të konkurrojë me Poloninë dhe Çekinë?

Mendoj para të gjitha që futbolli duhet të përfshihen të gjithë. Jeni ju, jemi ne. Futbolli duhet të qëndrojë në zemrat dhe shpirtin e njerëzve. Për këtë arsye jemi këtu. Më pas do të shohim për skemat dhe modulet. Unë mendoj që futbolli ndryshon. Në futbollin e niveleve të larta gjithçka ndryshon. Jemi këtu për të dhënë maksimumin. Para pak kohe mbaroi një Botëror që la shumë mesazhe të rëndësishme sa i përket metodave të lojës. Gjithashtu na la dhe mesazhin që futbolli është sakrificë, djersë dhe mund. Flasim për stazhin që do të bëjë grupi. Është një grup shumë i ekuilibruar. Nuk do të jetë e lehtë. Por ne duam të kualifikohemi. Do të punojmë fort për këtë objektiv. Është e vështirë, por ne do të luftojmë fort.

E njihnit Shqipërinë përpara këtij propozimi? Cilat janë pikat e forta për këtë Kombëtare?

Tre-katër ndeshje i kam parë. Dhe miqësoret i kam parë. Kam punuar me Rei Manajn kur ishte pjesë e Interit. Por e njihja shumë mirë Kombëtaren shqiptare. Ka futbollistë të rëndësishëm. Ne do të punojmë si staf. Do të nisim punën në Tiranë. Pas kësaj kontrate do të nisim punën dhe do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë monitorimi me stafin tim dhe më pas të shkojmë t’i shohim live në fushë. Kemi punë për të bërë. Mendoj se gjenerata është rritur. Kemi futbollistë të rinj. Në këtë pjesë kemi shumë për të bërë. Mendoj se është një kombëtare e rëndësishme. Doja të përmendja dy futbollistët që janë të dëmtuar dhe i uroj të kthehen sa më shpejtë.

 Në Mars do të jetë ndeshja me Poloninë, kush janë futbollistë më të fortë që ka Shqipëria?

Pjesë e punës është normalisht edhe kjo, kam punuar si zv. trajner me Titen edhe ne si staf jemi aty me skuadrën. Përshtatemi dhe punojmë cdo ditë. Kam ardhur këtu ti jap vazhdimësi punës së Rejës dhe më pas do ti japim gjërat tona. Fillimisht do të zhvillojmë një miqësore, ndeshjen e parë do të jetë ëë vështirë, do kemi pak kokë por kjo është normale në kombëtare, duhet të sjellësh rezultate.

Kjo kombëtare që nuk është si Brazili dhe Argjentina…

Kam luajtur me Pablon tek Siti dhe kemi një raport të vecantë. Brazili dhe Argjentina janë dy kombëtare shumë të forta. Pablo tha një gjë të rëndësishme, në fushë duhet të jemi agresivë, nuk është i dhunshëm por presingu dhe vështirësia që e vendosim kundërshtarin. Do kemi bashkëpunim me Zabaletën dhe Dorivën, jam i bindur që do bëjmë një punë të mrekullueshme. Ne duam që të japim një ide të duhur për futbollin, duhet të jemi drejt një mendje dhe drejt objektivit. Duhet të kemi zemrën dhe shpirtin në fushë.

Përse në këtë fazë zgjodhët një ekip përfaqësues?

Çdo trajner bën zgjedhjet e veta. Dhe në darkën me presidentin Duka, më thanë të gjithë që është një projekt shumë i mirë me Kombëtaren shqiptare. Jam një njeri që më pëlqejnë sfidat. Mendoj se do të ndihem mirë në këtë projekt. Kjo më dha një shtysë të fortë në zemrën time që të zgjidhja këtë Kombëtare. Ne do të vazhdojmë trashëgiminë nga Reja.

Po rrezikoni më shumë ju apo Shqipëria?

Bota është e tillë. Nuk i dihet nëse zgjedhja është e mirë apo e gabuar. Nuk mund të dihet asnjëherë. Nëse një trajner ecën përpara me një projekt. Në Botërorin e fundit Argjentina fitoi me një trajner të ri dhe të zot. Mund të flas për atë trajner dhe stafin e tij. Përpara këtij Botërori ai nuk kishte rezultatet të tjera. Mendoj se duhet të punojmë me talentin dhe përgjegjshmëri të lartë. Më dha përshtypje shumë të mira ambienti dhe puna në Kombëtare.

Si e gjykoni punën e medias në varësi të punës tuaj?

Fatkeqësisht kam bërë zgjedhjen që të jem trajner, kritika do ketë gjithmonë, është e natyrshme por në një nivel kulture që ka kuptim. Ka shumë kritika dhe kur një trajner nuk ecën është e vështirë ta pranosh, nuk është arsyetimi im, jemi këtu mund të kemi një marrëdhënie të mirë. Dhe duhet të kuptoni që dhe trajnerët duhet gjithmonë të fitojnë nuk është se duan të humbin.

Jam njeri me fat që kam punuar me Vengerin, Guardiolën, Mançinin, Titen. Duhet të bësh gjëra që ti beson, kam respekt për Mançinin por dua të bëj atë që besoj dhe dua vetë. Ajo që nuk pranoj unë është se lojtarët duhet të bëjnë më shumë në fushën e lojës, çdo lojtarë duhet të jap shpirtin në fushë dhe të japin 100%”, u shpreh Silvinjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!