Laçi kalon vitin e ri në Pragë

Qazim Laçi braktis Azhaksio në Ligue1 teksa prej javës së parë të 2023 do të veshë fanellën e Sparta Pragë në Çeki. Mesfushori dibran i kombëtares u largua nga Franca për të provuar aventurën e re, atë Çeke. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, Laçi foli edhe për sajtin zyrtar të Sparta Pragë:

Pse e zgjodhe Spartën e Pragës? “Ashtu siç e dinë të gjithë, Sparta është klubi më i madh në Çeki dhe për mua është një mundësi e madhe t’i tregoj tifozëve, por edhe vetes se mund të fitojmë titullin”.

Si do ta përcaktoje veten si lojtar? “Unë e shoh veten si një luftëtar, kështu më thërrasin të gjithë dhe këta jam gati ta tregoj edhe në Çeki”.

Si ishin 24-orët e fundit për ty pasi ishe në fushë me Ajaccio? “Ishte pak e çuditshme, por isha i emocionuar për aventurën e re dhe shpresoj të luaj sa më shpejt para tifozëve. Për mua është një sfidë e re, një jetë e re, prej gjashtë vitesh isha në Francë dhe pres të ketë ndryshime. Kam parë ndeshje të Spartës, por edhe të kampionatit çek. Ngjasojnë pak me Francën dhe mendoj se do të përshtatem shpejt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!