U19 e Apolonisë thyhet nga Hajduk Split

UEFA Youth League: E vajtjes; U19/ Apolonia- Hajduk Split 0-3
Interesimit të madh të publikut fierak (afro 5 000 njerëz) Apolonia U19, nuk ka përligjur me shifra pasi skuadra e trajnerit Borova humbi 0-3 në “Loni Papuçiu” teksa përballë pati Hajdukun e Splitit
Kështu në duelin e parë të fazës “play-off” në Champions League, bardhjeshilët e vegjël kanë hedhur tutje thuajse të gjitha shanset për të qenë afër kualifikimit në fazën e grupeve.
Skuadra kroate zhbllokoi takimin falë golit të Jere Vrçiç (28’).Pas golit vendasit patën dy mundësi për të barazuar, por portieri Buljan priti goditjet e Maksutit në minutën e 30-të dhe Lutajt në minutën e 41-të.
Ndërkohë që në pjesën e dytë realizuan me Mate Antunovic (54’) dhe Roko Brajkoviç (63’). E kthimit me 2 nëntor në Split./Sportiim.al/