Kupa/ Turi i parë në tri ditë

Departamenti i Garave në FSHF ka zbardhur axhendën e ndeshjeve të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshjet për të shkuar në finalen e edicionit të 71-të Kupës do të zhvillohen me vajtje ardhjeje dhe skuadrat pozicionohen sikundër edicioet e fundit në grupet A dhe B.
Në këtë tur, për 1/16-at, aty ku ka skuadra nga Superiorja, Kategoria e Parë dhe e Dytë, konstatohen disa duele të balancuara. Mes tyre; Besa- Korabi, Lushnja- Tërbuni, Besëlidhja- Apolonia etj.
Për ekipet ‘Big’ duket një tur i lehtë. Tirana, Laçi, Partizani, Vllaznia, Bylis, Egnatia etj në letër. kanë takime të lehta. Partizani sipas organizatorëve të garës do të zhvillojë takimin me Orikun në impiantin e ri në Tufinë.
Programi i ndeshjeve të turit të parë: (25- 26-28 shtator 2022)/Sportiim.al/
