Shtanget Dortmund, Hofenheim tri “aspirina” në Leverkusen

Verder (në foton ilustruese marrë nga Twitter) rikthehet me prepotencë në duelet me verdhezinjtë e Dortmundit.

Në javën e tretë të Bundesligës gjermane, Borusia Dortmund u befasua në shtëpi nga Verder Bremen. Verdhezinjtë ruajtën avantazhin e dy golave deri në minutën e 89′-të por në harkun e 6 minutave pësuan 3 herë duke e parë fitoren t’u rrëshqiste nga duart.

Frajburg shënoi që në minutën e 11′-të dhe administroi si duhet avantazhin e ngushtë ndaj Shtutgartit për ta mbyllur ndeshjen me fitore. Në barazim pa gola u mbyll Volfsburg – Shalke. Një penallti e humbur nga Shalke dhe një gol i anuluar për Volfsburg bënë që rezultati të mos ndryshonte në këtë takim.

Mainz merr një fitore në limite ndaj Augsburg në shifrat 2-1 ndërsa Hofenhaim surprizon Bajer Leverkusen me fitoren 3-0.

Në ndeshjen e fundit për sot, Union Berlin fitoi 2-1 ndaj Lajpzig, i cili në 3 javë ka grumbulluar vetëm 2 pikë.

Rezultatet sot:
Borusia Dortmund – Verder Bremen 2-3
Augsburg – Mainz 1-2
Bajer Leverkusen – Hofenheim 0-3
Shtutgart – Frajburg 0-1
Volfsburg – Shalke 04 0-0
Union Berlin – Lajpcig 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!