Bajern i pandalshëm, thyen Volfsburgun

Në ‘Allianz Arena’ prezent 75 000 shikues. bavarezët së bashku me Dortmund në krye me pikë të plota

Bajerni i Mynihut e ka të lehtë të fitojë edhe përballë Volfsburgut. Bavarezët e mbyllën 2-0 sfidën e luajtur në “Allianz Arena” duke dominuar në çdo aspekt.

Musiala dhe Myler vulosën rezultatin që në 45-minutëshin e parë. Edhe Sadio Mane mundi të gjente rrjetën, por VAR me të drejtë nuk e konsideroi të rregullt golin e senegalezit.

Ndërsa Mainz dhe Union Berlin nuk arritën të shënonin në përballjen mes tyre. Union Berlin bën lojën, ndërsa Mainz krijon më shumë por në fund nuk ka fitues.

Sot:

Bajern Mynih – Volfsburg 2-0
Mainz -Union Berlin 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!