Faza ‘Play Off’, Dinamo Kiev në Lodz

Tri takime sot në fazën e play off-it të Ligës së Kampionëve pasojnë ato të ditës së martë ndërsa numri i takimëve ishte po tre.

Në këto ndeshje të vajtjes, përpara se skuadrat të marrin një biletë për fazën në grupe, pritet të ketë luftë të fortë sportive.

Në letër, skuadrat përballë kushtëzohen nga rivaliteti. Përjashtim bën dueli Dinamo Kiev-Benfika, aty ku “shqiponjat” luzitane konsiderohen favoritë për të kaluar. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin ‘Miejski’ të Lodz në Poloni, aty ku mesfushori tiranas Juljan Shehu luan me skuadrën polake të Vidzev Lodz.

Ndeshjet e para sot Champions League:

Karabak- Viktoria Plzen 18:45

Makabi Haifa- Crvena Zvezda 21:00

Dinamo Kiev- Benfika 21:00 (në Poloni)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!