Solomon kapërcen te Gjilani
Nigeriani 26 vjeçar nga Partizani te Kadisa e më tej te Ballkani, ndërsa sot zyrtariozohet te Gjilani.
Theofilios Solomon veç të tjerave nga Superiorja në Superligën e Kosovës. Ai ka firmosur me skuadrën e Gjilanit pas largimit nga Ballkani i Ilir Dajës.
Klubi shkruan:
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.
Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, shkruan klubi i Gjilanit.