Ferrara lojtari i ri i Kukësit

sportiim2

Klubi i Kukësit vijon të afrojë futbollistë cilësorë në skuadër. E ndërsa kryen fazën përgatitore në Turqi sot verilindorët kanë prezantuar afrimin e radhës.

Tiago Ferreira është lojtari më i ri i Kukësit. Prezantimi i tij nga klubi u bë vetëm pak minuta më parë teksa emri i portugezit qarkullonte prej kohësh në media.

Ferreira luan si qendërmbrojtës dhe ka firmosur me verilindorët për 2 sezone duke iu bashkuar menjëherë skuadrës në Turqi.

29-vjeçari ka luajtur në të shkuarën për MTK Budapest, Universitatea Krajovë, Uniao Madeira, Zulte Varegem, Porto B dhe së fundmi për Traktor në kampionatin iranian. Ai ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Portugalisë U21.

?>