Rasëll, ‘pole’ i parë në karrierë

Xhorxh Rasëll e kishte dhënë sinjalin që kur u fut si zëvendësues i Hamilton dy vite më parë. Sot me Mercedes anglezi arrin Pole Position e parë në karrierë.
Në pistën e Hungaroring në Hungari, piloti i dytë i Mercedes doli para dy makinave Ferrari me një xhiro të jashtëzakonshme. Kur të gjithë menduan se Ferrari me dy makianat e saj do të ishte vija e parë e nisjes të dielën, Rasëll shfaqet i jashtëzakonshëm duke marrë kohën më të mirë.
Kështu Rasëll, Sainz dhe Leklerk për të vijaur me vendin e katërt me Lando Norris (MekLaren) e më pas ishin dy makinat Alpine të Okon dhe Alonso.
Ditë e zezë për Red Bull. Me Perez jashtë provave të dyta dhe Verstapen që duhet të ngushëllohet me nisjen nesër nga vendi i 10-të.