Finale Superkupe/ Liverpul, Bajern, PSV dhe Trabzanspor trofeu i tyre

Katër finale në katër kampionate, Superkupa dhuron 24 gola. Në Amsterdam dhe Lajpcig shifrat e njëjtë 3-5

U zhvilluan sot disa finale të Superkupave në Europë. Filimisht Liverpul në Angli mundi Mançester Sitin 3-1 duke lëshuar sinjale të forta se beteja të tjera do duhet të ndajnë mes tyre.

Në Holandë ‘Johan Krujf Arena’, surprizon Ajaks i cili mundet po për Superkupë nga rivali i hershëm PSV Eindhoven 3-5.

Në Turqi, Trabzanspor shpartalloi Sivasporin 4-0. Superkupa turke u luajt në Stamboll.

Në ‘Red Bull Arena’ të Lajpcigut, Lajpcig- Bajern Mynih u shoqërua nga spektakli dhe golat e shumtë. Bavarezët e Nagelsman në përbërje të të cilit këtë verë u bashkua Sadio Mane ia dolën të fitonin trofeun me shifrat 3-5.Goli i dytë i kampionëve të Bundesligës u shënua pikërisht nga Mane./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!