Da Silva firmos në Qipro

Përfundon “telenovela”, firmos Da Silva

U përfol shumë për një kalim te Partizani por Viktor Da Silva ka vendosur të vijojë karrierën e tij në Qipro.

Olimpiakos Nikosia njoftoi sot arritjen e marrëveshjes me 27-vjeçarin brazilian për një seson me të drejtë rinovimi edhe për dy të tjerë.

Në të shkuarën mesfushori me tipare sulmuese është aktivizuar me Peskarën, Breshian, Teramon, Peruxhian dhe së fundmi me Vllazninë për 2 sezone ku dhe shënoi 11 gola në 50 ndeshje për kuqeblutë.

Ndëkaq edhe sulmuesi nigerian Stefen Çinedu është futbollist i ri i NK Solin, në kategorinë e dytë në Kroaci. Madje ish lojtari i Dinamos së Tiranës në testin e skuadrës së re dje arriti të shënojë 3 gola ndaj Dugopoljes./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!