Zinçenko te Arsenal

Arsenali ka kompletuar nënshkrimin e marrëveshjes me Zinçenkon i cili e mbylli me kampionët e Sitit.

Ukrainasi u ble për 30 milionë euro dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në fazën përgatitore që po zhvillojnë në Amerikë.

Mesfushori u bë pjesë e Sitit në Janar 2017 dhe u huazua më pas tek PSV Aindohovën. Pas vetëm gjysmë sezoni në Holandë, lojtari u rikthye te klubi që e kishte në pronësi duke u bërë një opsion i mirë për mesfushën e Sitit.

4 herë fituesi i Premier Leauge tashmë do të ribashkohet me Gabriel Zhezus te Arsenal, aty ku aktivizihet edhe Granit Xhaka./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!