Universitateta e nis me…blof

Universitatea Krajovë luajti sot në shtëpi për javën e parë të kampionatit ‘Superliga’ të Rumanisë me Sepsi. Ndonëse kundërshtari i Vllaznisë në 21 korrik për turin e dytë të Conference League udhëhoqi deri në të 73′-ën 2:0, në vijim u barazua nga ekipi debutues.

Fillimisht një supergol i Damashkan në të 73′ teksa pas një topi të ardhur nga e djathta harkuar nga Dimitrov, goditi fluturimthi me topin i cili preku shtyllën pingule dhe pushoi në rrjetë. Në të 87′ Pun barazon ‘në mënyrë karroboleske’ duke shtangur të gjithë në impiantin ku shkodranët do të luajnë të kthimit në 28 korrik.

Universitatea, parë shifrat 2-0, bëri tri ndërrime pas minutës së 72′ ndërsa njëri prej titullarëve doli i dëmtuar.

Rivali i Vllaznisë e nisi me këtë formacion:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!