Espargaro i pari në provat zyrtare të Montmelos

Pole position i dytë për spanjollin gjatë këtij Botërori. Për më tepër kandidat potencial për titullin kampion.

Piloti i Aprila Aleks Espargaro, ia doli të triumfojë në provat zyrtare të pistës së Montmelos ndërsa siguroi pole position për ditën e nesërme në MotoGP.

Për Çmimin e Madh të Katalunjës pas spanjollit do të niset italiani Françesko banjaja ndërsa i treti francezi Fabio Kuartararo.

Tabelën e pilotëve e kryeson Kuartararao , kampioni i botës në fuqi me 122 pikë. Aleks Espargaro ndjek me 114. Enea Bastianini i treti me 94 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!