Poloczek humb jetën

Sipas mediave ndërkombëtare Bodybuilderi polak, Paul Poloczek ka humbur jetën tragjikisht në moshën 37-vjeçare.

E gjitha ka ndodhur disa orë pasi sportisti polak kishte marrë pjesë në një turne.Poloczek u pa për herë të fundit duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror të NPC në Gjermani, përpara se vdekja e tij të konfirmohej menjëherë pas kësaj.

Vdekja e tij u konfirmua nga bashkëshortja e tij, e cila e bëri të ditur lajmin në faqen e saj në Instagram.

Ajo shkroi: “Bodybuilding ishte jeta juaj. Nuk jeni të harruar, jetoni në zemrat tona. Do të të duam përgjithmonë”.

Poloczek fillimisht u fut në bodybuilding si adoleshent.Fillimisht nisi karrierën si futbollist. Pavarësisht se ishte me gjak polak, 37-vjeçari kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Gjermani.

Ai fitoi garën e tij të parë në moshën 17-vjeçare dhe vite më vonë fitoi vendin e dytë në Kampionatin Gjerman në kategorinë Super-Heavyweight 2012.

Poloczek ka lënë pas gruan e tij, Katherin DeNev dhe një vajzë të vogël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!