Donaruma duartroket titullin e Milanit
“Duartrokitje”: ky është mesazhi i shkurtër i dërguar nga Gianluigi Donnarumma, ish-portieri i kuqezinjve tani te PSG, për kampionatin e fituar nga Milan.
Në profilin e tij në Instagram, lojtari i Parisit vendosi në ‘stories’ një foto të Ibrahimoviçit në festën në terren të Reggio Emilia:
‘Për të 19-ën herë titulli është Rossoner’ dhe poshtë vendos shenjën e duartrokitjeve. Më tej shumë hapësirë për festën në Parco dei Principi të shtunën aty ku portieri i përfaqësuesës Axurre festoi titullin francez të fituar me PSG-në.