Nedved: Alegri dhe disa lojtarë nuk bëjnë përpara

Zëvendëspresidenti i Juves Pavel Ndeved, ka shpërthyer pas humbjes së finales së Kupës së Italisë ndaj Interit (2-4).

Kështu pas dhjetë viteve triumfesh ndoshta të papërsëritshëme, Juve mbetet bosh dhe zbulon se diçka nuk shkon.

Në fakt një vit pa trofe nuk është një dramë (ka skuadra elitare që kanë fituar pak ose aspak në të njëjtën periudhë kohore), por në Torino nuk mund të mendonë një tjetër sezon si ky. Sepse Juve është Juve thonë në Torino.

Polemikat e para i ngre vetë numri 2 i klubit bardhezi Pavel Nedved duke hedhur dyshime për disa futbollistë dhe vetë trajnerin të cilin nuk e ka simpatizuar kurrë.

Mësohet se Nedved u ndal për të diskutuar me Andrea Anjelin, në praninë e Arrivabene dhe Çerubinit, duke shprehur shqetësimin për të ardhmen. Në thelb, loja pas shumë krijmatri e Juves me Alegrin në timon./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!