Kategoria e Parë, verdiktet e fundit sezonale

sportiim2

Bylis dhe Erzeni bilatet e Superiores, zhvillojnë ndeshhje festive në “Adush Muça” dhe “Tofik jashari”. Në Ballsh pritet ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit kampion për skuadrën e Jeton Beqirit.

Përgatiti: Erga Kenga

Sot në Superiore derbi numër 166 Partizani- Tirana (18:45) në ‘Elbasan Arena’ do të hapë javën e 33-të Abissnet Superiore.

Megjithatë futbolli në vend do të paraprihet nga java e fundit e Kategorisë së Parë. Në këtë nivel janë shpallur thuajse të gjitha verdiktet kryesore. Bylis kampion në inferiore dhe së bashku me Erzenin edicionin e radhës 2022-23, do të mijtojnë në Superiore.

Kanë zbritur zyrtarisht një kategori më poshtë Shkumbini, Maliqi,Vora dhe Butrinti.

Për tu përcaktuar mbetet zona play off me Korabi dhe Apolonia që e kanë siguruar këtë fazë ndërsa për dy vende të tjera pëfshihen sot tri skuadra; Tërbuni, Tomori, Burreli.

Ndërkaq ka ende garë te zona play out aty ku Besa, Turbina, Pogradeci, Besëlidhja dhe Lushnja do të tentojnë të shmangin takime shtesë për qëndrimin.

Ndeshja Besa- Bylis, në kalendar në fushën kavajase është spostuar me miratimin e klubeve dhe të Sektorit të Garave në ‘Adush Muça’. Bylis do festojë ngjitjen dhe titullin kampion për sezonin futbollistik të Kategorsë së Parë 2021-22.

Për tu përcaktuar edhe golashënuesi i sezonit. Kryeson Eridon Qardaku i Bylis me 18 gola. Ndjek Redon Danaj i Besëlidhjes me 17-të.

Të gjitha takimet e javës së 30-të startojnë në 16:00.

Besa -Bylis (në Ballsh)

Apolonia-Vora

Tomori- Pogradeci

Butrinti- Turbina

Shkumbini- Lushnja

Tërbuni- Korabi

Erzeni- besëlidhja

Maliqi- Burreli (në Korçë)

?>