Regi Lushkja shpallet kampion si ‘Sherif’

FC Sherif Tiraspol shpallet kampion në Moldavi për herë të 20-të.

Sherif Tiraspol, themeluar në vitin 1997, klubi me të cilin prej janarit 2022 aktivizohet kavajasi Regi Lushkja, fitoi titullin e parë kampion në vitin 2001.

Më pas janë arritur 10 tituj radhazi dhe i 20-ti në radhë në 12 vitet e fundit.

Interesant fakti që titulli i radhës u fitua ndaj Dinao-Auto në transfertë. Aty ku tre ditë më parë skuadra e Lushkjes siguroi finalen duke kaluar me shifrat 2-3. Fitorja e së premtes mori permasa të thella. Kampiont e rinj u imponuan 0-3 për të triumfuar dy javë nga fundi.

Një sukses absolut i gjigandëve nga Moldavia të cilët në grupet e Champions të këtij edicioni shënuan dhe rezultatin historik duke fituar një sfidë në ‘Bernabeu’ (28 shtator 2021, 1-2) me Realin e Madridit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!