Nga Katari/ Rodriguez: Dua të kthehem në Europë

Hames Rodriguez pasi mbeti jashtë ‘Katar 2022’ me Kolumbinë, dëshiron të largohet nga Katari dhe si futbollist i një klubi në vendin e të cilit do mbahet Botërori në nëntor të këtij viti.

Mesfushori sulmues kolumbian, raporton Win Sports, beson se aventura e tij në Al Rayyan ka përfunduar dhe ka autorizuar agjentin e tij, Horge Mendes, për të kërkuar një klub të ri.

Ish-lojtari i Real Madrid synon të rikthehet në futbollin elitar dhe është i gatshëm të shkurtojë pagën e tij. Për momentin,ka vetëm disa sondazhe nga Arabia Saudite dhe Turqia. 30-vjeçari ka shënuar 5 gola në 14 ndeshje këtë sezon me ekipin nga katari..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!